“Giroud mund të luajë edhe jashtë Anglisë”

Agjenti i Olivier Giroud ka konfirmuar largimin nga Chelsea në janar duke thënë se për të do të ishte “ideale të gjejë një ambient të ri jashtë Anglisë”, derisa për të interesim kanë shprehur, Interi, Roma dhe Lazio

34 vjeçari ka vazhduar që të shënoi rregullisht për Francën, pavarësisht se ka minutazh të vogël me skuadrën e Stamford Bridge.

Ai ishte drejt bashkimit me Interin në shtator, por në vend të kësaj e zgjati kontratën e tij në Chelsea.

“Situata është ndryshe tani, për shkak se nuk ka më opsione për zgjatjen e kontratës”, tha agjenti i tij Michael Manuello për FootMercato, media franceze.

“Në moshën 34 vjeçare, nëse situata nuk ndryshon me kohë në Chelsea, ai dëshiron të shkojë diku dhe të luajë. E tëra ka ndryshuar, nuk ka ndonjë embargo për transfer, kështu që për të gjithë kjo do të ishte e lehtë”.

“Ende është herët të flasim për ndonjë ofertë konkrete, ne do të jemi më afër kësaj në mes të dhjetorit nëse klubët do t’i ofrojnë më shumë minuta Olivierit se sa Chelsea. Ne do të vendosim, në një mënyrë apo tjetër në dhjetor”.

The Guardian ka raportuar sot se Giroud do të preferonte kalimin në Itali, kurse si është situata tani për shërbimet e tij ende janë të interesuar Interi, Roma dhe Lazio.

“Kthimi në Ligue 1 të Francës nuk është prioritet”, ka konfirmuar agjenti.

“Ai dëshiron përvoja të tjera kështu që është duke kërkuar që ta shijojë futbollin e tij”.

“Ideale do të ishte të shkonte jashtë Anglisë, të zbulonte një tjetër kulturë dhe një ambient të ri. Klubet e Premier Ligës me objektiva të mëdha mund të merren në konsideratë, por për momentin ai dëshiron që të largohet nga Anglia”. 

Ngjarja paraprake

Nga sot nis rimbursimi i ilaçeve për trajtimin e Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Zeqiri: 63 pacientë me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Ferizajt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian