​Giresse tregon pse nuk është ftuar Paqarada, nuk zbulon formacionin me të cilin do të luajë Kosova

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alian Giresse ka folur në një konferencë për media para dy ndeshjeve miqësore kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ai së pari sqaroi se sot do të zhvillohet një stërvitje në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:30 dhe më pas i pyetur pse nuk është ftuar Leart Paqarada.

“Jam i njoftuar se ai ka pasur një problem me federatën më parë, por kjo nuk ka qenë arsyeja e mos ftesës së tij. Unë thjesht kam nevojë për kohë dhe dua t’i njoh më mirë lojtarët. Vetëm që ka nevojë për kohë”, ka thënë trajneri francez.

I pyetur se me çfarë skeme do të luaj Kosova nën drejtimin e tij, Giresse hezitoi të flas duke thënë se nuk ka ide të qarta ende dhe se këtë do ta zbulojë pas seancave stërvitore.

Kosova ballafaqohet me Burkina Fason në Prishtinë më 24 mars.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekzekutohet shefi i Krimeve të Policisë në Bosnjë

Story i radhës

Papunësia në Maqedoni shënon 15,7%

Të fundit nga