Giresse trajner ri Kosovës, reagon Malsor Gjonbalaj

Vendimin e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta emëruar francezin Alain Giresse në postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës e ka cilësuar si zgjedhje të duhur dhe optimale trajneri kosovar Malsor Gjonbalaj.

Ai ka thënë se Giresse është një përsonalitet i njohur në futbollin botëror dhe se FFK ka marrë një vendim të mirë në këtë aspket me emërimin e tij në krye të Kosovës.

Duke folur për kp Gjonbalaj ka bërë thirrje që trajneri i rij të mos vërshohet me presion dhe kërkesa maksimale por të lejohet që ta bëjë punën e tij në qetësi.

“Mendoj që përzgjedhja e Giresess si trajner i ri i Kosovës nga federata ka qenë një vendim i duhur. Ai është një personalitet i njohur në futbollin botëror. Ajo çfarë duhet të bëjmë ne është që të mos ngutemi dhe të kërkojmë rezultate maksimale nga ana e tij, por ta lejojmë që punën ta bëjë me qetësi dhe në kohën e duhur”, tha Gjonbalaj.

Në lidhje me atë se a duhet të presim nga francezi që Kosova të kërkojë maksimumin nga ndeshjet në grupin e Ligës së Kombeve, Gjonbalaj tha:

“As Liga e Kombeve e as ndonjë tjetër kompeticion evropian nuk duhet të konsiderohet i lehtë. Pritjet tona në këtë drejtim duhet të jenë reale dhe jo maksimale. Garancia që ka trajner i ri është forma e lojtarëve tanë nëpër klubet evropiane që për fat të mirë është në rritje. Disa prej lojtarëve tanë janë duke shkëlqyer me klubet e tyre dhe shpresojmë që trajneri i ri të arrijë të nxjerrë më të mirën e tyre edhe të Kosova”.

Ndryshe, Giressen e presin dy ndeshjet miqësore të muajit mars, ajo kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sofja: Së pari përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, pastaj heqja e vetos

Story i radhës

Shmangni dialogun me fëmijët kur jeni të zemëruar

Të fundit nga