Giresse: Sa kam qenë selektor i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën

Kosova sot është bërë me trajner të ri. Alain Giresse do të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, u prezantua trajneri francez.

Ai tregoi se sa ishte pjesë e Senegalit, kishte kërkuar të luanin ndeshje miqësore me Kosovën

“Sa kam qenë selektor i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën në Gjenevë.

Atje nuk e njihnin Kosovën. Më kanë pas pyetur kundër kujt kemi me lujt.

I kam pasë thënë se e njoh atë vend shumë mire dhe duhet të luajmë”, tha ai.

Kosova ishte pa trajner që nga tetori, kur u largua zvicerani Beranrd Challandes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk gjeni zgjidhje? Me këto 3 mënyra në shtëpi do të hiqni hijen e verdhë nga rrobat e bardha

Story i radhës

“Mos më ngri zërin”, “O zonjë”/ Debatet në komision, Rama përplaset me Tabakun

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish