Giresse bën dy ndryshime nga ndeshja me Qipron

Giresse bën dy ndryshime nga ndeshja me Qipron!

Pas startit me fitoren 0-2 ndaj Qipos në transfertë, Kosova përballet mbrëmjen e sotme me Greqinë në “Fadil Vokrri”, me synimin për të marrë një tjetër 3-pikësh, që do të ngjiste dardanët në krye të renditjes në grup.

Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin, duke konfirmuar thuajse të gjithë futbollistët që luajtën në Qipro, teksa Valon Berisha dhe Blendi Idrizi janë ulur në stol për t’u lënë vendin Loshajt dhe Arbër Zenelit.

Formacionet zyrtare:

Kosova (4-2-3-1): Muriç; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Zeneli, Zhegrova, Rashica; Muriqi
Greqia (4-3-3): Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Hadzidiakos, Tsimikas; Mantalos, Kourbelis, Bakasetas; Masouras, Giakoumakis, Limnios

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: BDI faktor i rëndësishëm politik

Story i radhës

Nevina Shtylla shpërthen në të qara gjatë emisionit dhe shkak u bë një nga njerëzit e saj më të dashur

Të fundit nga