Gigi Hadid e mban gjithmonë me vete të voglën e saj, detaji i veçantë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid.

Për muaj të tërë ajo e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Ndërkohë që Gigi i është rikthyer sërish punës së saj, modelja ka vendosur që të bijën ta ketë gjithmonë me vete edhe kur do të jetë larg saj. Ndërsa Java e Modës në Milano u mbyll ditën e hënë, modelja u fotografua duke shëtitur nëpër qytet. Përveç veshjes së saj shumë stil, ra në sy një detaj që lidhet ngushtë me të voglën e saj Khai.

Gigi mbante qafë një varëse me diamant në të cilën ishte shkruar emri i vogëlushes. Gjithashtu në të kishte një detaj syri, si për ta mbrojtur vajzën nga syri i keq. Ky aksesor tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa për pamjen e saj Gigi kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”, Gigi ka rrëfyer me detaje momentin e ardhjes në jetë të vajzës. Ajo ka zbuluar se vajzën e ka lindur në fermën e familjes së saj në Pensilvani në 20 shtator. Gigi ka treguar se në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente. Ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si një çmenduri e vërtetë dhe ka shpjeguar me detaje se si erdhi në jetë e vogla.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”, ka thënë Gigi.

“Ajo ishte aq e ndritshme. Të rrahurat e zemrës së saj ishin të qëndrueshme gjatë gjithë procesit të lindjes. Kjo ishte ajo që dëshiroja për të, të vinte në jetë paqësisht”, është shprehur modelja.

Image

Zayn Malik
Ngjarja paraprake

Vandalizohet një manastir në Kuds, akuzohen kolonët ekstremistë hebrenj

Ngjarja e ardhëshme

Arabia vendos rregulla të reja, vetëm personat e vaksinuar do e kryejnë Haxhin këtë vit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian