Ghetto Geasy pyet fansat nëse duhet të publikoj një këngë me Majk nga albumi i tyre i ri

Ata janë dy nga reperët më të suksesshëm dhe më me së shumti hite të krijuara në skenën muzikore shqiptare.

Fjala është për dyshen e famshme, artistët Ghetto Geasy dhe Majk, të cilët tashmë shquhen për projektet e veçanta të tyre.

Së fundmi, të njëjtit duket se po punojnë sërish në një projekt i cili besohet se do të lansohet këtë vit.

Ka qenë vet reperi Selimi, ai i cili ka pyetur fansat nëse ai dhe Majk duhet të publikojnë një këngë nga albumi i tyre i ri.

“A me lëshuar një bombë të albumit me Majk”, ka qenë mbishkrimi i njërit nga postimit të ndarë në InstaStory, teksa në tjetrin shton, “të rëndë apo komerciale?”.

Ndonëse nuk zbuluan më shumë detaje, presim të shohim se çfarë kanë përgatitur për admiruesit e muzikës së tyre.

Ndërkohë, hiti i tyre i fundit mban titullin “Zhytem (Je t’aime) me mbi 20 milionë klikime në YouTube. 

Image
Image

 

 

Ngjarja paraprake

Fotografia që po bënë bujë të madhe, Messi kontrolloi topin në një lartësi prej 1.83 metrave kundër Paraguait

Ngjarja e ardhëshme

Mjeku egjiptian tregon gjendjen e Salah, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian