gervalla mbron osmanin godet buzhalen ai dhe kategoria e tij sikur te kishin qene 66c0d1f003a58

Gërvalla mbron Osmanin, “godet” Buzhalën: Ai dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë…

August 17, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka mbrojtur Vjosa Osmanin.

Sipas saj, ajo çfarë ka deklaruar gazetari Berat Buzhala, nuk është fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e kësaj kategorie kundër institucioneve të Kosovës.

“Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”.

Reagimi i plotë:

Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat.

MARKETING

RENT A CAR

nese drama eshte ne gjakun tuaj atehere qendroni larg ketyre shenjave 66c0cfd53d35f
Story i mëparshëm

Nëse drama është në gjakun tuaj, atëherë qëndroni larg këtyre shenjave

kush eshte novomatic lojtaret e medhenj ne bumin e kumarit ne maqedoni 66c0d1f5c6c12
Story i radhës

Kush është “Novomatic”? Lojtarët e mëdhenj në bumin e kumarit në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë