georgiev aktualisht marredheniet e sofjes me shkupin jane specifike 67a091e3b1592

Georgiev: Aktualisht marrëdhëniet e Sofjes me Shkupin janë specifike

February 3, 2025
1 minut lexim

Nuk kemi marrë ftesë nga RMV për një festë të përbashkët të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Nuk kemi një ftesë tani për tani, tha ministri i ri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev.

Në një prononcim për mediat bullgare ai ka diskutuar si për propozimin francez ashtu edhe për të gjithë mosmarrëveshjen me Maqedoninë.

“Qëndrimi jo vetëm i Bullgarisë për RMV-në, por edhe për propozimin francez është mes gjithë BE-së dhe RMV-së. Bëhet fjalë për detyrime që tejkalojnë një mosmarrëveshje dypalëshe. Nëse nuk përmbushen detyrimet, RMV-ja nuk do të mund të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Aktualisht marrëdhëniet tona me Shkupin janë specifike”, theksoi Georgiev në një deklaratë për “BTV”.

Në lidhje me takimin e mundshëm të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij bullgar Rosen Zheljazkov, Georgiev tha se nëse një takim i tillë kërkohet sipas praktikës së vendosur protokollare, do të shqyrtohet për sa i përket seriozitetit.

“Nuk ka asnjë vend tjetër, më shumë se Bullgaria, që dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së”, shtoi ministri i Jashtëm bullgar.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

openai lancon deep research nje agjent ai i afte te kryeje hulumtime 67a091a766406
Story i mëparshëm

OpenAI lançon Deep Research, një agjent AI i aftë të kryejë hulumtime

puthja e detyruar rubiales del sot para gjyqit 67a092987f045
Story i radhës

“Puthja e detyruar”, Rubiales del sot para gjyqit

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë