George Clooney: Amal më plotëson

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, konsiderohen si një ndër çiftet më simpatikë të shoubiz-it, shkrujnë mediat e huaja.

George dhe Amal janë prindër të dy binjakëve që u kanë bërë më të bukur jetën çiftit.

Aktori gjatë një interviste ka treguar se si ishte jeta e tij para se të njihej me Amal-in. Ai thotë se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu tashmë gruan e tij.

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”, u shpreh ai.

George dhe Amal u takuan në vitin 2013 dhe mes tyre lindi dashuria me shikim të parë. Një vit më pas çifti u martua, ndërsa në vitin 2017 u bënë prindër të binjakëve.

Ngjarja paraprake

Turqi, arrestohen 6 të dyshuar për rrëmbimin e një fëmije nga PKK

Ngjarja e ardhëshme

Agron Istogu: I nderuar Lorik, mos e luaj rolin e zëdhënësit të Federatës sepse ata po të kishin pak fytyrë...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian