Gentrit Dumani flet për serinë pozitive me Drenicën, ka një dedikim të veçantë për Genc Hamitin

Drenica po kalon në një seri fantastike me rezultate pozitive në katër ndeshjet e fundit në kampionat.

Ditën e sotme në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica triumfoi në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0.

Ishte kjo fitorja e tretë nën urdhërat e trajnerit Bledar Devolli në katër ndeshje. Devolli e nisi mbarë me fitore ndaj Trepçës ’89, pastaj e mposhti edhe Prishtinën në “Bajram Aliu”, kurse barazoi me Besën në transfertë 0 me 0.

Drenica nën urdhërat e tij duket një skuadër shumë mirë e komponuar që po ofron edhe rezultate jashtëzakonisht pozitive. Analizuar në pikë, Drenica ka arkëtuar 10 pikë nga 12 të mundshme në katër ndeshjet e fundit.

E në lidhje me formën e mirë pas ardhjes së trajnerit Devolli është prononcuar futbollisti i kësaj skuadre, Gentrit Dumani.

“Po e vërteta është se ne po kalojmë një formë të mirë. Çdo trajner ka filozofinë e tij, puna në stërvitje është maksimale, detyrat që trajneri po i jep taktikisht, ne i zbatojmë.Besoj se do të vazhdojmë kështu me formë pozitive, motivimi është i lartë pas këtyre 4 ndeshjeve, tani  jemi dy javë pushim. Mund të qetësohemi dhe nuk do të ndalemi me kaq dhe do të vazhdojmë me rezultate të tilla” tha fillimisht Dumani.

Më pas ai kishte edhe një mesazh për shokun e tij të skuadrës, Genc Hamitin, që u lënduar sot në një duel gjatë ndeshjes.

“Kjo fitore i dedikohet në veçanti Genc Hamitit pas dëmtimit dhe shpresojmë që ai të kthehet në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur” përfundoi Dumani.

Ngjarja paraprake

Trump refuzon humbjen: Ne do të fitojmë, rezultatet do të fillojnë të vijnë javën që vjen

Ngjarja e ardhëshme

Florian Marku rikthehet sonte në ring, ky është televizioni që transmeton meçin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian