Genta rrëfen në detaje njohjen me biznesmenin turk

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, prej afro dy vitesh është duke shijuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Artistja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në një lidhje ‘Skype’ ku ka folur më në detaje për romancën e saj.

Ajo ka treguar se si është njohur me Ustan dhe se si ia ka fituar zemrën, duke bërë të ndajë shumë gjëra me fansat e publikun.

Rudina Magjistari: Unë e di që Usta është një biznesmen i suksesshëm me biznese në Turqi, me biznese në Zvicër. Si ta ka fituar zemrën, si ka ndodhur?

Genta Ismajli: Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë.

Rudina Magjistari: Keni gati dy vite që shijoni një lidhje shumë solide, jeni gjithmonë bashkë, udhëtoni së bashku kështu që do të kemi lajme të reja. Do presim një propozim, apo e ke marrë propozimin që ne nuk e dimë? Mediat të kanë bërë edhe shtatzënë, çfarë ka të vërtetë në këtë?

Genta Ismajli: Këto lajmet që i bëjnë bëjnë mediet, nuk janë aspak të vërteta. Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti.

Rudina Magjistari: Besoj se Usta do të konceptojë një moment shumë romantik sepse e ka treguar që është romantik. Ajo surpriza që të ka bërë në urën e Bosforit ka qenë vërtet shumë e bukur. Më trego pak si ndodhi?

Genta Ismajli: Po më thoshte që duhet të dukesh shume bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq. Kemi dalë nga makina dhe kam parë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë në këtë jaht. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtat shumë, kur kam hyrë brenda kam parë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, me të gjitha të mirat e Zotit kishin qenë aty. Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një çun duke luajtur me violinë, këngë shumë të bukura romantike. Pastaj surpriza tjetër ishte kur emir im shkruhej në urën e Bosforit.

Genta po shijon suksese të mëdha edhe në muzikë, meqë pak ditë më parë solli këngën e re “Level Up” në bashkëpunim me Feron që u prit mirë nga publiku.

Ngjarja paraprake

Selami dhe Maksuti: Menaxhimi i situatës me Covid kërkon kujdes,përkushtim dhe bashkëpunim të përpiktë ndërinstuticional

Ngjarja e ardhëshme

Dy kryeministra evropianë imunizohen me vaksinën AstraZeneca

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian