Gent Zenelaj poston fotot nga spitali: Luftova me këtë sëmundje të pabesë që më mori njeriun e shtrenjtë

Në fund të dhjetorit që lamë pas, Gentian Zenelaj ka ndarë publikisht lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta së të atit. Pas një beteje të gjatë me koronavirusin, i ati i aktorit nuk e ka mposhtur dot virusin e rrezikshëm dhe ka ndërruar jetë.

Ndërsa pak minuta më parë, Genti ka publikuar një foto nga spitali, ku shkruan se për 14 ditë ka luftuar me Covid-19, virusin e pabesë që i mori njeriun e shtrenjtë.

Ai falënderon stafin e spitalit që e ndihmoi në ato që i quan ditët më të vështira të jetës.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi, sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm [të spitalit], i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime. Faleminderit nga thellësia e zemrës. Zoti ju bekoftë!” -ka shkruar aktori.

Ngjarja paraprake

Agjenti i Hysajt: Nuk jemi të shqetësuar, kemi oferta edhe nga jashtë

Ngjarja e ardhëshme

Ylli i Real Madridit pranon zbritjen e pagës për të rinovuar kontratën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian