Gënjeshtrat ekstreme për infektimin e Trumpit

Lajmi se presidenti amerikan, Donald Trump, është testuar pozitiv për COVID-19 ka nxitur shpërthimin e thashethemeve, keqinformimit dhe teorive konspirative.

Për pak orë, mijëra postime me gënjeshtra vërshuan rrjetet sociale të premten mbrëma.

Një prej gënjeshtrave të para ishte se demokratët gjatë debatit presidencial e kanë infektuar me qëllim presidentin Trump.

Shumë të tjerë kanë spekuluar në Facebook se ndoshta presidenti është duke gënjyer për infektimin me koronavirus.

Njerëzit shkuan aq larg sa përmendën një rrenë të madhe se Trumpi po luftonte një rrjet sekret të përbërë nga zyrtarë të qeverisë dhe yje që po drejtonin trafikimin me fëmijë.

Mirëpo vorbulla e keqinformimit dhe gënjeshtrave rreth pandemisë ka nisur nga vetë presidenti.

Duke shfrytëzuar konferencat dhe rrjetet sociale, Trumpi vazhdimisht ka zbehur rrezikun e pandemisë ose ka përmendur ilaçe të pasigurta për mbrojtjen nga koronavirusi.

Më shumë se 30 mijë përdorues në Twitter kanë shpërndarë teori konspirative rreth lajmit për infektimin e presidentit. 10 mijë prej postimeve ishin tallëse me ilaçin hidroksiklorokina, që vazhdimisht e kishte përkrahur Trumpi.

13 mijë përdorues të tjerë kanë shpërndarë gënjeshtrën e madhe se Trumpi ka vendosur të izolohet pasi pritet një aksion i madh i arrestimit të zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë ish-kandidaten demokrate për presidente, Hillary Cliton.

Ndërkaq rrjeti social Facebook u mbush me lajme se Trumpi po gënjen se është i infektuar me qëllim që të fitojë simpatinë e votuesve ose për të anuluar debatet e ardhshme presidenciale për shkak të paraqitjes së dobët në debatin e parë përballë rivalit Joe Biden.

Kjo seri e gënjeshtrave dhe keqinformimit ka shtyrë fuqitë e huaja që të ndërhyjnë në këtë çështje.

Mediat ruse menjëherë kanë filluar talljen dhe shumë faqe kanë publikuar gënjeshtra të ndryshme në lidhje me Trumpin. Ndërkaq amerikanët po ndihmojnë në keqinformim duke i shpërndarë këto postime.

Ngjarja paraprake

Përgjegjësitë e historianit

Ngjarja e ardhëshme

Ekipi Olimpik në përgatitje në Antalia të Turqisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian