‘Gënjeshtër e madhe’, pasi tha që ka kaluar Koronavirusin, Alketa Vejsiu i kthehet ndjekëses

Pak ditë më parë, moderatorja Alketa Vejsiu bëri të ditur se ka kaluar Koronavirusin. Me anë të një statusi në rrjete sociale, ajo njoftoi se ka qëndruar 14 ditë e izoluar, ndërsa tani është shëruar.

“Koronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat. Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten! Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”, shkroi Alketa.

Së fundmi, një ndër ndjekëset e saj e ka konsideruar Koronavirusin një gënjeshtër të madhe, duke bërë që moderatorja t’i përgjigjet.

“Nese kalohet keshtu Korona faleminderit e dashur se na e verteton dhe njehere kete genjeshter te madhe”, ka shkruar ndjekësja.

“Oh me fal qe ste kam azhornuar ne kohe reale po kisha sikletin tim e s’mendova per ty”, i është përgjigjur Alketa.

Image
Ngjarja paraprake

Kosova e gjunjëzuar në kërkim lëmoshe nga BE

Ngjarja e ardhëshme

Artan Lame humb njeriun e shtrenjtë, mesazhi prekës: Trishtim që nuk tu gjendëm dot pranë në momentet e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian