Gega shkëlqen

Në Firenze të Italisë është duke u mbajtur edicioni i Diamond League, ku marrin pjesë atletët më të mirë në botë, duke garuar në disa disiplina.

Atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të, në maratonën e 3 mijë metrave me pengesa.

Gega e mbylli me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat. Kampionia shqiptare ishte më pak se dy sekonda larg rekordit të saj, duke bërë mirë në garën e Diamond League.

Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që të kapë edhe normën për në kampionatin Botëror. Tanimë Gega ka treguar formën e mirë fizike, duke shpresuar në një medalje në garat e radhës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U përplasën ashpër, Nita habit me deklaratën për Zhaklin Lekatarin

Story i radhës

Ukrainë, një vajzë 2-vjeçare vritet në një sulm rus me raketa

Të fundit nga