Gega: Në Gjermani janë kapacitetet për përballimin e pandemisë, Shqipëria të verë në punë forcat

I ftuar në Arena, mjeku Ervin Gega u shpreh se Gjermani ka kapacitetet për të përballuar situatën e Covid-19.

Ndërsa referuar Shqipërisë ai tha se vendi ynë duhet të ketë një strategji të zgjuar dhe me gjithë forcat për të përballuar situatën.

Gega: Janë kohë të vështirë dhe shteti i kthen kapacitet në drejtim të hallit të vet. Duhet të jemi më të zgjuar dhe me gjithë forcat që kemi të përballojmë situatën. Gjermani ka kapacitetet. Shtretërit e terapisë intensive janë, por nuk duhet të harrojmë sëmundjet e tjera. Pjesa e menaxhimit është komplekse.

Në Gjermani nuk shtyhen operacionet e zakonshme. Është kufizuar vetëm dhoma, ku kanë shtuar nga një person në dhomë. Është e vështirë që të monitorosh një pacient në distancë, por gjithsesi janë ruajtur kontaktet.

Ngjarja paraprake

Më shumë se 71 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale

Ngjarja e ardhëshme

U kërkoi të vendosnin maskën, dy motrat godasin 27 herë me thikë rojën e sigurisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian