Geer: Nuk dua të komentoj spekulimet e gazetës “Politico”

Ambasadori i BE-së në vend, David Geer nuk deshi të komentojë shkrimet e portalit belg “Politico”, ku thuhet se ministrat e BE-së kanë arritur “kompromisin bullgar”.

“Ekzistojnë shumë spekulime në mediume për shumë tema. Nuk mendoj se ka diçka të dobishme nëse komentoj këto spekulime. E rëndësishme është që të vazhdojnë diskutimet. Duhet të arrihet marrëveshje rreth kornizës së bisedimeve, si pikë referente në bisedimet për anëtarësim me BE-në. Pastaj do të mundemi të organizojmë konferencën ndërqeveritare, që të nisim vetë procesin. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori Geer.

Gjatë ditës së djeshme portali belg “Politico” kishte publikuar një artikull ku thuhet se ka kompromis nga pala bullgare, sipas të cilës Këshilli Ambasadorëve ka arritur marrëveshje, ku Bullgaria nuk do të bllokojë Konferencën Ndërkombëtare të Maqedonisë me BE-në dhe do ta njohë identitetin maqedonas, por që sipas tyre Maqedonia e Veriut duhet të pranojë “të vërtetën historike”, që identiteti maqedonas është i bazuar në atë bullgar.

Ngjarja paraprake

Qytetarët e Gjilanit paguajnë mbi 2 milionë euro tatime

Ngjarja e ardhëshme

White: Khabib do të rikthehet edhe për një duel

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian