gazi rus vuciq bisedon me putin nuk vendosim sanksione ndaj rusise 67154f078ba76

​Gazi rus, Vuçiq bisedon me Putin: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë

October 20, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun dhe aleatin e tij rus Vladimir Putin, të cilin e ka falënderuar për “atë që ai e ka siguruar se Rusia do të furnizojë Serbinë mjaftueshëm me gaz për dimër.”

Vuçiq në një video-adresim në Instagram tha se “nuk kishte biseduar me Putin për pothuajse dy vjet e gjysmë dhe se sot kanë pasur një bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”.

 Ai shtoi se kanë biseduar edhe për çështje bilaterale ekonomike dhe politike.

“Shpreha shpresën, ashtu sikurse dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiq duke hedhur kështu poshtë thirrjet e vazhdueshme të BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës zyrtare për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë, në shkurt 2022.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

postmenopauza cfare duhet te dini rreth saj 67154c3b31333
Story i mëparshëm

Postmenopauza – Çfarë Duhet të Dini Rreth Saj

pese llojet e endrrave qe tregojne alarm te kuq per marredhenien tuaj 67154fc034fba
Story i radhës

Pesë llojet e ëndrrave që tregojnë “alarm të kuq” për marrëdhënien tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë