Gazetarja zbardh 14 momente që e lidhin ish-shefin e korruptuar të FBI me Shqipërinë

Arrestimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal ka shkaktuar një furtunë në mediat amerikane por jo vetëm.

Për shkak se në dosjen e tij përfshihet edhe një shtetas shqiptarë, kjo ka sjellë mjaft trazira edhe në politikën e vendit tonë.

Gazetarja Aranita Brahaj ka sjellë mbrëmjen e sotme në “Top Story” 14 fakte rreth kësaj dosje që kanë lidhje me zyrtarin shqiptar.

“Është mjaft e rëndë sepse edhe po të shohësh të dy veprat mendoj se kjo e dyta ka qenë ajo që e ka çuar në arrest në këtë masë sigurie, pikërisht për këtë aktakuzë, e cila është ngritur nga Gjykata e shteteve të Bashkuara për distriktin e Kolumbisë, pra pjesa e Washingtonit dhe në këtë aktakuzë paraqiten 70 fakte që kanë të bëjnë me angazhimin e këtij personi për çështje që lidhen me Shqipërinë. Janë 14 prej tyre të cilat janë shumë sensitive në lidhje me kontekstin shqiptar. Së pari kjo aktakuzë është publikuar në faqen e Washingron Post dhe është me firmën e kryesuesit të gjykatës në fjalë. Janë tre vepra penale: fshehje e fakteve, deklarim I rremë dhe falsifikim i dokumentave. Janë tre nene të ndryshme të cilat ka konsumuar ky person më shumë se një herë. E gjithë kjo është realizuar në një kontekst kur personi ka bërë veprime të cilat bien ndesh me detyrën e tij. Gjatë gjithë kohës jepet një kronologji shumë e saktë, në faktin 19 ky zyrtar I FBI-së është takuar me personin A të identifikuar dhe është dhënë një siguri për këto lloj parash që do të jepen pjesë pjesë.”- tha Aranita Brahaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bujar Osmani krahason Ali Ahmetin me Zelenskin e Ukrainës: Në sytë e tyre ka dashuri për popullin

Story i radhës

Motrat që ofrojnë shërbime seksuale në Prishtinë

Të fundit nga