Gazetarja tregon se cili është personi që u gjobit nga bandat me 500 mijë euro

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emrin e personit që i kanë vënë një gjobë 500 mijë euroshe, dosje për të cilën u futën Astrit Avdylajt dhe Arben Mërkuri (Maneci), si ndërmjetës.

E ftuar në “Opinion”, Lala tha se bëhet fjalë për Elton Shahinin, një person që sot ka marrë arratinë për shkak të kësaj gjobe dhe në Shijak i ka mbetur vetëm nëna që nuk dëshiron ta lërë vetëm shtëpinë. Lala tha se Shahini ka ndërruar emër dhe ndodhet jashtë Shqipërisë me gruan e fëmijët.

“Elton Shahini. Është me mbiemër të ndërruar tani për shkak të telasheve që ka pasur. Në Shijak i ka mbetur vetëm nëna, gruaja dhe fëmijët nuk i ka në Shqipëri.

Elton Shahini dyshohej nga grupi i Shijakut se kishte spiunuar për laboratorin e heroinës që u kap në Has, po e mbani mend. Dhe për të zgjidhur atë çështje janë futur të gjithë këta që shikoni,”– tha Lala ndër të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hilary Swank është në pritje të binjakëve në moshën 48 vjeçare

Story i radhës

Less nuk përjashton mundësinë që Putin të përdorë armë bërthamore

Të fundit nga