Gazetarja me përvojë e agjencisë AP, gruaja e parë në krye të Washington Post

Sally Buzbee, një gazetare me përvojë në Associated Press, është emëruar kryeredaktore e Washington Post, duke e bërë atë gruan e parë që mban këtë detyrë në gazetën e shquar amerikane, raporton sot gazeta.

55-vjeçarja amerikane deri më tani ka qenë kryeredaktore dhe nënkryetare e AP, ku ajo filloi karrierën e saj në vitin 1988. Ajo drejtoi zyrën e AP në Uashington nga 2010 deri më 2016, duke raportuar mbi zgjedhjet presidenciale 2012 dhe 2016.

Buzbee do të marrë bordin editorial me një mijë punonjës muajin e ardhshëm, shtoi botuesi i gazetës Fred Ryan, siç raportohet nga gazeta, e cila është në pronësi të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

Buzbee do të zëvendësojë Martin Baron, i cili u emërua në vitin 2013 dhe paralajmëroi pensionimin e tij të afërt në janar.

Sally Buzbee ishte gruaja e parë që u emërua kryeredaktore e Washington Post që nga themelimi i saj në vitin 1877. Midis paraardhësve të saj ishte Ben Bradlee i cili u bë i famshëm për çështjen Watergate dhe Pentagon Papers.

Falë fuqisë financiare të Jeff Bezos, e përditshmja tha se ka në plan të hapë zyra në 26 vende jashtë Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Sidnei dhe Bogota. Bezos gjithashtu mori pjesë në zgjedhjen e Sally Buzbee, tha Ryan.

Ngjarja paraprake

'Al-Qassam' paralajmëron se do të sulmojë Tel Avivin nëse Izraeli shënjestron ndërtesat në Gaza

Ngjarja e ardhëshme

Festa e Fitër Bajramit, Komuniteti Mysliman vjen me njoftimin zyrtar për vendin dhe orarin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian