Gazetarja feministe franceze: Muslimanet të heqin shamitë disa ditë në nder të mësuesit të vrarë

Gazetarja feministe franceze, Elisabeth Levy, tha se shamia është uniforma e armiqve të Francës dhe se gratë muslimane në vend mund t’i heqin ato për disa ditë në nder të mësuesit që iu pre koka më 16 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Levy mori pjesë në një debat në CNEWS lidhur me atë nëse duhet vendosur ndalesë e shamisë në hapësira publike.

Ajo pretendoi se shamia është simbol i Islamit politik dhe diskriminimit seksual për shumë njerëz.

“Shumë muslimanë thonë: ‘Ne jemi Francezë si të tjerët, ne jemi pjesë e komunitetit kombëtar’. Për shaminë, e cila është gjithashtu uniforma e armiqve të Francës, unë jam e befasuar që as edhe një person nuk thotë që në kujtim të Samuel Paty, ‘Unë heq shaminë duke u treguar e arsyshme për një javë ose disa ditë’”, tha Levy.

Pas përhapjes së madhe të videos në rrjetet sociale, disa përdorues reaguan duke komentuar se Levy u paraqit në program “e dehur ose droguar”.



. .

Ngjarja paraprake

Filipçe: Për momentin nuk ka nevojë për orë policore

Ngjarja e ardhëshme

Evropa po mbyllet përsëri, këto janë masat që po i marrin shtetet

të fundit nga