Gazetari investigativ: Beqaj ndjek të njëjtën ‘taktikë” me koncesionin e pompave të karburantit si me sterilizimin

Projektligji për Metrologjinë, sipas gazetarit Klodian Tomorri, po përdoret për të ndryshuar ligjin në favor të kompanive koncesionare. Në një intervistë në studion e TvT, Tomorri tha se pavarësisht se ndryshimet në ligj janë të nevojshme, ato po shkojnë përtej kësaj të fundit, duke zgjeruar koncesionin, që indirekt do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.  

“Ndryshimet ne ligjin e metrologjise ishin të nevojshme per dy arsye. Së pari për shkak të inovacioneve në fushën e metrologjisë, të cilat duhen përditësuar në ligj. Së dyti, ligji i vjetër kishte përplasje në disa pika me koncesionin e pompave të karburanteve dhe duhej korrigjuar. Qeveria shqiptare ka dhënë një koncesion që njihet si koncesioni i pompave të karburanteve dhe ky binte ndesh me ligjin e vjetër. Por në mënyrë djallëzore, maxhoranca nuk po mjaftohet me kaq. Ligji i ri për metrologjinë po përpdoret për ta zgjeruar akoma edhe më shumë këtë koncesionin e pompave. Kjo do t’u vërë shqiptarëve një faturë disa dhjera milionë euro shtesë. Qeveria dhe komisioni i veprimtarive prodhuese po zgjerojnë koncesionin e pompave të karburanteve duke i dhënë kompanisë të drejtë të kontrollojë më shpesh pompat dhe të tarifojë më shumë”, tha ai. 

Amendamenti që zgjeron koncesionin e pompave me dhjetera milionë euro është propozuar nga deputeti Ilir Beqaj në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe më pas ky amendament është miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Tomorri thotë se kjo të kujton koncesionin e sterilizimit, po ashtu i propozuar nga Beqaj.   

“Kush është arsyeja që zoti Beqaj e propozoi një amendament të tillë, këtë duhet ta thotë zoti Beqaj. Mënyra si është hartuar amendamenti është e njëjta me atë të koncesionit të sterilizimit, edhe ky i bërë nga zoti Beqaj. Pra një koncesion pa tavan. Mund të rritet sa të dojë dhe këtë rritje ti ia lë në dorë privatit. Ky është një ndryshim që duhet ndalur, sepse rrit ndjeshëm kostot për qytetarët”, tha ai.

Sipas Tomorrit, drafti i ri parashikon shtimin e kontrolleve që koncesionari ushtron në pikat e karburanteve, nga dy që parashikon ligji i vjetër. 
“Sipas ligjit aktual, koncesioni që bën kontrollin ka të drejtën e dy kontrolleve për çdo pompë në stacionet e shitjes. Me ndryshimet e reja, frekuenca e kontrolleve rritet shumë dhe gjithashtu edhe fatura që do të paguajnë edhe qytetarët. Në fakt, kostoja shtesë është për biznesin, por ai që e paguan në fund janë qytetarët. Një kontroll që ushtrohet në një pompë karburantesh, shoqëria koncesionare tarifon 70 mijë lekë të vjetra. Sipas kontratës bëhen dy kontrolle, pra kompanitë e naftës paguajnë 140 mijë lekë të koncesionari. Ne paguajmë edhe për koncesionin. Me ndryshimet e reja, frekuenca e kontrolleve nuk do të jetë më dy. Mund të bëhet edhe 5 herë edhe 7 herë në vit. Edhe këtu ligjvënësi e ka lënë pa tavan”, tha ai.

Ngjarja paraprake

Zyra e Auditorit: ​Institucionet që nuk dorëzuan planet e veprimit kanë shpërfillur kërkesat ligjore

Ngjarja e ardhëshme

Mbretëresha Elizabetë fotografohet duke vozitur “Range Rover”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian