Gazetari holandez ia del të futet në video-konferencën konfidenciale të Borrellit me ministrat e BE-së

Gazetari holandez, Daniel Verlaan i televizionit RTL, ka arritur të futet pa leje në një video-konferencë konfidenciale të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian falë informatave të postuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e siguruara nga Politico shihet gazetari Verlaan, që shfaqet në një ekran më të madh në grupin e ekraneve më të vogla të videokonferencës në kompjuter. Ai qesh, rregullon flokët dhe i përshëndet ministrat me dorë.

 “A e di se je futur në një konferencë sekrete”, dëgjohet duke i thënë Borrelli gazetarit Verlaan, ndërsa disa zyrtarë dëgjohen duke qeshur.

“Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më
vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

“A e di se kjo është shkelje kriminale, ë? Më mirë dil
shpejt para se të vijë policia”, i thotë më pas kryediplomati i Bashkimit
Evropian.

Ndonëse kjo shkelje u prit me të qeshura, ajo ka
ngritur pyetje serioze për sigurinë e takimeve konfidenciale të BE-së. Në
video-konferencën e së premtes kishte diskutime edhe për një dokument të
klasifikuar rreth kërcënimeve që i shfaqen BE-së dhe strategjisë së mbrojtjes.

Televizioni RTL raportoi se gazetari Verlaan arriti të
ketë qasje në konferencë për shkak se në llogarinë e ministres holandeze të
Mbrojtjes, Ank Bijleveld, për një kohë të shkurtër u publikua një fotografi ku
shihej adresa e futjes në konferencë dhe një pjesë e kodit PIN.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se një anëtar i stafit aksidentalisht e publikoi në Twitter fotografinë ku shiheshin të dhënat e ndjeshme./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Loriana Kuka e fiton luftën e parë në Pragë

Ngjarja e ardhëshme

"Turqia e sheh si një përparësi strategjike anëtarësimin në BE"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian