gavi mbetet pa euro 2024 cartet barcelona 655b4f4dcbc23

Gavi mbetet pa Euro 2024, “çartet” Barcelona

November 20, 2023
1 minut lexim

Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës e morën një goditje të rëndë së fundmi.

Super-talenti Gabi e pësoi një lëndim të rëndë në stadiumin Estadio Jose Zorrilla” të Valladolidit, në fitoren e “Stuhisë së Kuqe” me rezultat 3:1 ndaj Gjeorgjisë.

Por, gëzimi i spanjollëve u zbeh pasi 19 vjeçari pësoi dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë në minutën e 21-të pas përplasjes me Luka Lochoshvilin.

Mesfushori i Barcelonës e vazhdoi lojën përkohësisht, por pas pesë minutash u detyrua të largohej nga fusha pas dhimbjeve që i ndjeu.

Talenti katalunas u largua nga fusha mes lotësh, ndërsa testet mjekësore e konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit.

Kjo nënkupton se ai do të mbetet jashtë fushës së blertë deri në fund të sezonit, e që do të thotë se do ta humbasë edhe pjesëmarrjen në Euro 2024.

Përfaqësuesit e Barcelonës janë zemëruar me të madhe me Federatën spanjolle, e posaçërisht me trajnerin De la Fuente për aktivizimin e panevojshëm të talentit në një ndeshje që s’kishte shumë rëndësi dhe peshë. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nga 1 janari pike te perbashket kufitare me kosoven 655b4e2230f54
Story i mëparshëm

Nga 1 janari pikë të përbashkët kufitare me Kosovën?

zjarr ne banesen e nje 84 vjecareje ne elbasan ka vetem deme materiale 655b4f549c9b8
Story i radhës

Zjarr në banesën e një 84-vjeçareje në Elbasan, ka vetëm dëme materiale

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë