Gates paralajmëron: Pandemia nuk ka mbaruar, virusi mund të jetë edhe më fatal

Bill Gates ka paralajmëruar sërish se bota nuk e ka parë ende më të keqen e pandemisë së coronavirusit, i cili mund të bëhet edhe më agresiv.

Pronari i Microsoftit theksoi se nuk donte të tingëllonte “i zymtë”, por ekziston rreziku se virusi mund të “transmetohet më shpejtë” në të ardhmen e afërt.

“Jemi ende në rrezik që ky virus të krijojë një variant që do të ishte edhe më i transmetueshëm dhe akoma më fatal. Nuk dua të jem zë i pesimizmit, por rreziku është i lartë pasi ekziston mundësia se ende nuk e kemi parë më të keqen e pandemisë”, tha Gates për Financial Times.

Paralajmërimi i miliarderit vjen pasi Tedros Adhanom Gebreesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëroi këtë javë se njerëzit duhet të jenë ende të kujdesshëm ndaj virusit.

Gates, i cili po publikon librin të ri, “Si të parandalojmë pandeminë e ardhshme”, ka këshilluar qeveritë në mbarë botën që të investojnë në një ekip epidemiologësh dhe modeluesish kompjuterikë për të ndihmuar në identifikimin e kërcënimeve globale të shëndetit në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prof. Ismet Jupa i fascinuar me Istogun: Publiku me tipare shqiptare 

Story i radhës

Unioni i nxëxnësve të shkollave të mesme, të shtyhet afati i maturës shtetërore

Të fundit nga