Gashi uron Fitër Bajramin: Lutem që nga Ramazani të kemi dalë me fuqi të reja

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ja urimi i plotë i Gashit:

Të dashur besimtarë myslimanë, pas një muaji të kaluar më agjërim, përdëllim e adhurim, kam kënaqësi që sot – në këtë mëngjes feste – të lutem që Zoti ta ketë pranuar përpjekjen tonë dhe ne të kemi dalë nga Ramazani me fuqi të reja, me më shumë dashuri, dhembshuri, solidaritet e gatishmëri për sakrificë.

Nëse e kemi marrë leksionin e këtij muaji se, ashtu si agjërimi, edhe jeta jonë duhet të jetë njësoj e sinqertë, si në jetën private, ashtu edhe në jetën publike, mund të themi se ia kemi dalë me sukses përpjekjes sonë për ta adhuruar Zotin drejt dhe për ta manifestuar këtë besim në jetën tonë personale dhe sociale.

E duke u gjendur në këtë ditë Bajrami, dëshiroj që nga thellësia e zemrës së ushqyer me agjërim, të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj festën e madhe të Bajramit të Fitrit, duke u dëshiruar që këtë festë të kalojnë pranë më të dashurve të tyre, në vizita familjare, në dashuri me fqinjët dhe në kujdes për skamnorët e nevojtarët.

E gëzofshi për shumë vjet Bajramin e Madh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Veliaj uron Fiter Bajramin besimtarëve myslimanë: Aleanca e qytetit me besimin është e shenjtë

Story i radhës

Xhaferi: Fitër Bajrami të sjell paqe, harmoni dhe mirëqenie për të gjithë

Të fundit nga