Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nuk do të ketë marrëveshja në mes të Kosovës dhe të Serbisë.
Gashi thotë se arsyeja për këtë është fakti se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe kjo do të ndikojë që Serbia të largohet nga marrëveshja.
“Unë mendoj se këto nuk kanë mu zbatu hiq dhe asnjë marrëveshje nuk do të zbatohet hiq asnjëherë”, tha ai.
“Për me pas marrëveshje, duhet të ketë Asociacion me kompetenca të forta ekzekutive. Njëjtë sikur më marrëveshjen e vitit 2013. Kanë kaluar shumë kohë prej atëherë. Përderisa Serbia nuk do ta njohë Kosovën me ëktë marrëveshje, nuk do të ketë as Asociacion. Pra nuk ka njohje dhe nuk do të ketë Asociacion e Serbia do të largohet nga marrëveshja”, shtoi ai.
Gashi shton se kësaj radhe nuk guxon të përsëritet historia që Kosova të nënshkruajë një marrëveshje, e Serbia jo.
“U bë mirë që Kurti nuk u ngut me marrë lapsin me nënshkru marrëveshjen në Bruksel. Tani është mirë që të mos nënshkruajë hiq as këtu. Kosova bëri gabimin që të nënshkruajë dy herë marrëveshjen në Rambuje dhe Vjenë, por Serbia nuk nënshkroi dhe ne na mbetën obligimet”, thotë Gashi.