Gary Neville: Nuk kam parë kurrë katër ekipe kaq të forta në historinë e Premier Ligës

Gary Neville beson se Premier Liga e këtij sezoni është më e larta në cilësi që ai ka parë ndonjëherë.

Ish-lojtari i Manchester United ka theksuar se katër skuadrat që aktualisht kryesojnë grupin në ligë (Man Utd, Liverpool, Chelsea, Man City) janë kuarteti më i mirë në historinë e ligës.

Në të vërtetë, Neville u shpreh se ata mund të jenë edhe katër skuadrat më të mira në botë për momentin.

“Unë nuk mendoj se kam parë, në historinë e Premier Ligës, katër ekipe aq të mira sa katër të parët që kemi për momentin,” tha Neville në podkastin ‘The Gary Neville’. “Dhe unë nuk mendoj se e kam parë Premier League aq të mirë për sa i përket cilësisë.

Ne mund të kemi katër skuadrat më të mira në të gjithë botën në këtë moment në kohë. 11-ta e parë e Liverpoolit, nëse mund ta mbajë atë formë, është ndoshta 11-ta më e mirë në Premier Ligë. Dhe për Liverpoolin as që po flitet për momentin!”

“Skuadra e [Manchester] City është e jashtëzakonshme, Chelsea është e fortë ashtu siç nuk do ta besonit, dhe Manchester United, me shtimin e [Cristiano] Ronaldos, [Jadon] Sancho dhe [Raphael] Varane, do të jenë aty brenda.”

Neville fitoi tetë tituj të Premier League gjatë një karriere shkëlqyese si mbrojtës i djathtë në Old Trafford.

Ai luajti në sezonin inagurues të Premier Ligës të viteve 1992-93 dhe doli në pension në 2011, duke u bërë analist dhe komentator.

46-vjeçari beson se këtë sezon mund të shihen të katër skuadrat që aktualisht zënë katër vendet e para në sfidën e tabelës për titullin.

“Ne kurrë nuk kemi pasur me të vërtetë një garë titulli me katër ekipe – ky mund të jetë një “ding-dong” masiv këtë sezon,” tha Neville.

“Lojërat që kemi parë janë vërtet të mira, atmosfera është e mirë, cilësia është e mirë, shpejtësia e lojës, atletizmi i lojtarëve. Ajo që po dëshmojnë në këtë kohë është absolutisht e nivelit të lartë”, ka përfunduar anglezi.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset kalimtari

Ngjarja e ardhëshme

‘Godet’ Mevlani: Lediana nuk ia vlente, nuk e kam dashur kurrë

të fundit nga

Revolucioni i ri

Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më tepër drejt teknologjisë. Duke

AlbanianEnglishMacedonian