garnacho ka marreveshje me napolin 678fc358dd314

Garnacho ka marrëveshje me Napolin

January 21, 2025
1 minut lexim

Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho, raportohet se ka rënë dakord t’i bashkohet Napolit, dhe sipas “Il Mattino,” skuadra nga jugu i Italisw i kanë ofruar një zbritje për Victor Osimhen Manchester United, për të ulur çmimin e kërkuar për argjentinasin.

Sky Sport Italia dhe Il Mattino raportojnë se Garnacho ka arritur një marrëveshje me Napolin.

Sipas gazetës me bazë në Napoli, argjentinasi i ka thënë Manchester United-it se ai dëshiron të transferohet vetëm te Stadio Maradona këtë muaj.

Garnacho ka marrëveshje me Napolin ndërsa Man Utd ofrohet zbritje për Osimhen

Drejtuesit e Manchester United pritet të takohen sot me përfaqësuesit e Napolit, por ende ka një hendek të madh midis ofertës së Napolit dhe kërkesave të Djajve të Kuq.

Çmimi i kërkuar nga Manchester United mbetet rreth 80 milionë euro, ndërsa Napoli ka ofruar 50 milionë dhe nuk do të shkojë më shumë se 60 milionë.

Sipas “Il Mattino,” Napoli është i hapur t’i japë Manchester United një zbritje për Osimhen verën e ardhshme.

Sulmuesi nigerian do të jetë i disponueshëm për një klauzolë prej 75 milionë eurosh pas një huazimi te Galatasaray, por Napoli do të ishte i gatshëm të pranonte një ofertë më të ulët nga Old Trafford nëse United ul çmimin e kërkuar për Garnacho.

“La Repubblica” raportoi më herët këtë muaj se Osimhen kishte refuzuar një transferim në janar te Manchester United dhe zgjodhi të qëndronte te Galatasaray deri në fund të sezonit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

snopce apasievit ke mendesi naziste te te menduarit 678fc2a66a832
Story i mëparshëm

Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit

presidenti trump urdher ekzekutiv per terheqjen e shba nga obsh 678fc718da433
Story i radhës

Presidenti Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA nga OBSH

Të fundit nga

ShkoLartë