Gareth Southgate: Vapa në Budapest arsyeja e humbjes së Anglisë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur pas humbjes ndaj Hungarisë.

Anglia u mposhtë nga Hungaria në ndeshjen e xhiros së parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Penalltia e Dominik Szoboszlai në pjesën e dytë siguroi një fitore 1-0 të hungarezëve.

Southgate përmendi nxehtësinë e Hungarisë si arsyen kryesore për humbjen e kombëtares së tij në Budapest.

Unë mendoj se e dinim se do të ishte një lojë shumë e vështirë. Ne kemi pasur ndeshje të vështira me ta, me Hungarinë, siç kanë pasur kombet e tjera të mëdha. Është shumë e vështirë për t’u thyer. Mendoj vapa ndikoi në lojën tonë më shumë se sa kohëzgjatja e sezonit”, tha Gareth.

Arsyeja tjetër sipas anglezit ishte edhe se nuk kanë luajtur së bashku për tre muaj.

“Faktori tjetër është se ne nuk kemi luajtur së bashku për tre muaj dhe kemi pasur tre ndeshje në gjashtë muaj.

Në këto katër ndeshje, ne po përpiqemi të balancojmë duke parë gjërat, duke zbuluar lojtarët dhe duke u përpjekur të fitojmë”, tha ai.

Anglia ndodhet në ligën A, gripin e 3 së bashku me Gjermaninë, Italinë dhe Hungarinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

12 zakone të këqija që nuk duhet t’i bëni kurrë në punë

Story i radhës

Plaga e poshtërimit: si shfaqet ajo?

Të fundit nga