Garcia: Xavi na paralajmëroi për Galatasarayn

Gjigandi katalunas Barcelona ka barazuar pa gola sot në shtëpi, në stadiumin “Camp Nou” me skuadrën turke Galatasaray, ndeshje kjo e vlefshme për takimin e parë të eliminatoreve të Ligës së Evropës.

Gjatë tërë ndeshjes Barça ishte skuadër më e mirë në fushë, duke krijuar raste të shumta, por që goli nuk u gjet nga “Blaugranët”.

Në një intervistë për media pas ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës Eric Garcia tregoi se trajneri Xavi i kishte paralajmëruar ata për kundërshtarin e sotëm, pavarësisht situatës së tyre në Super Ligën e Turqisë.

“Xavi na paralajmëroi neve për Galatasarayn. Ai na tha që të mos habitemi nga pozita e Galatasarayt në ligë. Ne treguam paraqitje më të mirë në pjesën e dytë. Shpresoj që ta kalojmë këtë fazë. Ne do të japim më të mirën tonë në Stamboll”, tha Garcia.

Barcelona do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Galatasarayt si mysafire në stadiumin “Nef” të Stambollit më datën 17 mars me fillim nga ora 18:45.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çka po shihni në këtë fotografi?

Story i radhës

Johnson për Zelenskyn: Një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm të kohëve të fundit

Të fundit nga