garcia pritet te shkarkohet pas humbjes ndaj empolit 6551098ea3cfc

Garcia pritet të shkarkohet pas humbjes ndaj Empolit

November 12, 2023
1 minut lexim

Një tjetër stuhi në Napoli pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Empolit të Etrit Berishës.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ishte në tribunë përkrah vëllezërve Cannavaro, u largua nga vendi i tij menjëherë pas golit të Empolit dhe shkoi në dhomat e zhveshjes për të pritur rikthimin e skuadrës.

Klubi gjithashtu ka vendosur të mos dalë në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Trajneri nuk do të jetë në gjendje të shpjegojë arsyet e tij pas humbjes, por e sigurt është se pozicioni i tij është në rrezik.

Sipas mediave italiane, De Laurentiis tashmë ka tre emra në mendje për të zëvendësuar Garcian. Cannavaro, Mazzari dhe Tudor janë emrat në tavolinë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

skuadra e ballkanit ne mbeshtetje te dardaneve me ty gjithmone 6551097caabf0
Story i mëparshëm

​Skuadra e Ballkanit në mbështetje të “Dardanëve”: Me ty gjithmonë

nje i plagosur nga te shtenat ne nje aheng familjar ne kumanove policia arrestoi nje 29 vjecar 6551126c31fdb
Story i radhës

Një i plagosur nga të shtënat në një aheng familjar në Kumanovë! Policia arrestoi një 29-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë