Gara për BKH, reagon SPAK: Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si të FBI në SHBA

Pasi dëgjoi të gjitha pretendimet e kandidatëve të skualifikuar, SPAK theu heshtjen dhe rikujtoi humbësit se ata ishin të informuar që po i nënshtroheshin një gare me të njëjtat rregulla e kërkesa sikurse edhe të ngjashmit e tyre në SHBA që  ëndërrojnë byronë federale të hetimit.

Me këtë qëllim deklaron Spak kriteret për t’u bërë një hetues janë të vështira dhe janë zgjedhur të tilla për të krijuar një grup unik dhe të përzgjedhur hetuesish. Të gjithë hapat e procesit të përzgjedhjes, shumë prej tyre të ndërtuar sipas modelit të FBI në Shtetet e Bashkuara, janë rishikuar prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparencë këmbëngul SPAK që edhe më herët kishte paralajmëruar se standardet e larta të konkurrimit do të sigurojnë që hetuesit shqiptare të BKH të jenë të përgatitur dhe të aftë për të kryer punën e vështirë që i pret. Në fakt edhe në faqen zyrtare të FBI  gjatë rekrutimit të konkurrenteve , ata paralajmërohen se  duhet të jenë të përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht për punën që i pret si dhe tregohet se çfarë sprovash i presin.

Kjo paralele parashikon njëkohësisht se veç të përbashkëtave në testin fizik siç janë muskujt e barkut, 300 metrave sprint dhe vrapit përgjatë 1.5 miljeve, kambanat po bien duke njoftuar se puna që do të bëjë BKH do të jetë po aq premtuese sa edhe agjentët e FBI në  hetimin e krimit të organizuar por edhe të korrupsionit.

Ngjarja paraprake

Gjithçka gati për sfidën e madhe, Juventus – Barcelona, formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Gjermania paraqet masa të reja kundër koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian