Ganiu takon Baftiun, në fokus mundësia e hapjes së sportelit për punë sociale në Çair

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka realizuar takim me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale për qytetin e Shkupit, Liridon Baftiu, me të cilin kanë biseduar lidhur me format e bashkëpunimit.

Kështu, palët kanë diskutuar mundësinë për hapjen e një sporteli të Qendrës për Punë Sociale në Çair, e cila do të shërbente për dorëzimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me shërbimet e punëve sociale.

Me një hap të tillë, siç shprehet Ganiu, do të lehtësoheshin obligimet e qytetarëve, pranues të ndihmave sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

FFM për ditën e gruas promovoi strategjinë për futbollin e femrave

Story i radhës

AZGJ vendos bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike dhe Prokurorinë Themelore Publike

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish