Ganiu: Emrin e Justina Shkupit, vullnetares shqiptare të luftës së Spanjës, do ta sjellim në Çair

Një rrugë apo institucion shëndetësor i Komunës së Çairit do të bartë emrin e vullnetares shqiptare të Luftës së Spanjës, shoqes së bankës së Nënë Terezës – Justina Shkupi, ka njoftuar sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pas takimit që kishte me publicistin Daut Dauti, i cili edhe e solli idenë.

Justina është me prejardhje nga Shkupi dhe shoqe e shkollës së Nobelistes Nënë Tereza, por edhe është femra e vetme në grupin e vullnetarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në Luftën e Spanjës kundër regjimit të diktatorit Franko, personazhi i së cilës përshkruhet në romanin e Petro Markos-“ Hasta la vista”.

“Me publicistin Daut Dauti sot u dakorduam që Justina Shkupi, shoqja e bankës së Nënë Terezës dhe vullnetarja shqiptare nga “Hasta La Vista” të nderohet nga Komuna e Çairit, duke e bartë emrin e saj njëra nga rrugët apo institucionet tona shëndetësore”, ka deklaruar Ganiu.

Ai vlerëson se vendosja e emrit të Justina Shkupit në Komunën e Çairit do të jetë nderë për të gjithë.

“Këtë ide të Z. Dauti personalisht do t’ia prezantoj Këshillit Komunal të Çairit dhe të njëjtën shpresoj që ta zbatojmë shumë shpejt. Përkujtoj se gjithmonë jemi në përpjekje për të nderuar figurat tona që na kanë lartësuar si komb, e idetë si të z.Dautit janë më se të mirë se ardhura”, është shprehur kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Ndryshe, emrin e Justina Shkupit tanimë e bartë një rrugë e Madridit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq do të takohen kur të pajtohen për diçka, ja si duhet të formohet Asociacioni

Story i radhës

​Rama: Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës

Të fundit nga