Gana nënshkroi me Korenë e Jugut marrëveshje kredie prej 400 milionë dollarësh

Gana nënshkroi një marrëveshje kredie në vlerë prej 400 milionë dollarësh me Korenë e Jugut për projekte që planifikohen të realizohen në fusha të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë, ministri i Financave të Ganës, Ken Ofori-Atta, bashkë me ambasadorin e Koresë së Jugut në Akra, Kim Sungsoo nënshkroi marrëveshje prej 400 milionë dollarësh në kuadër të Fondit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (EDCF).

Ministri Ofori-Atta, në lidhje me marrëveshjen, tha se kredia do të përdoret për programin urgjent për të luftuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), sistemin e bartjes së Liqenit Volta, projektet për arsim dhe të ujit.

Ai tha se kredia do të jepet pjesë-pjesë deri në vitin 2022.

Ndërsa ambasadori Sungsoo tha se në kuadër të EDCF që nga viti 1990 për 9 projekte janë siguruar 354 milionë dollarë.



. .

Ngjarja paraprake

Aksion në Mitrovicë të Veriut për konfiskimin e barnave pa banderolë

Ngjarja e ardhëshme

​Everton pritet të bëjë ofertë për Iscon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian