Gana kualifikohet në Kampionatin Botëror

Gana është përfaqësuesja e parë afrikane që siguron një biletë për në finalet e Botërorit Katar 2022”.

“Yjet e Zinj” barazuan 1-1 në fushën e Nigerisë dhe falë golit në fushën kundërshtare (ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0) siguruan kualifikimet për në Botëror.

Heroi i përfaqësueses ganeze rezultoi futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey, që zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të falë pasimit të marrë nga Mensah.

Nigeria ia doli të barazonte rezultatin me Troost-Ekong në minutën e 22-të, por ky finalizim nuk mjaftoi për vendësit, që u duhej patjetër një gol i dytë për të shkuar në Katar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndodh në Maqedoni! 48-vjeçari kapet duke vjedhur naftë prej një shkolle

Story i radhës

Na tërheqin të kundërtat, por i duam ata që na ngjajnë

Të fundit nga