Gamerat padisin në gjykatë marrëveshjen Microsoft-Activision Blizzard

Microsoft përballet me një betejë ligjore nga 10 gamera të cilët kërkojnë bllokimin e marrëveshjes për blerjen e krijuesit të lojës Call of Duty, Activision Blizzard.

Padia dërgua në një gjykatë federale thotë se marrëveshja 69 miliardë dollarëshe nga krijuesi i konsolave Xbox për të blerë rivalin do të krijonte një monopol në industrinë e video lojërave.

Padia vjen dy javë pasi autoritetet rregullatorë nisën procedurat ligjore për bllokimin e saj.

Shkrirja do të ishte më e madhe në industrinë gaming. Blerja e propozuar do ti jepte Microsoft fuqi të madhe në treg me aftësinë për të dëmtuar rivalët, kufizuar zgjedhjen e konsumatorit, rritur çmimet dhe penguar konkurrencën.

Pothuajse dy javë më parë Komisioni Federal Tregtar ngriti shqetësime të ngjashme. Activision Blizzard është një prej zhvilluesve kryesorë të video lojërave që prodhon titujt të cilësisë së lartë.

Blerja e propozuar do ti jepte Microsoft mjetet dhe motivin për të dëmtuar konkurrencën duke manipuluar çmimet, përkeqësuar lojërat në konsolat e video lojërave të rivalëve dhe si rezultat dëmtuar konsumatorët.

Pasi autoritetet Amerikane paditën marrëveshjen, presidenti i Microsoft Brad Smith kishte thënë se kompania ka besim të plotë në çështjen e saj dhe mirëprisnin gjykimin e saj.

Microsoft gjithashtu ka njoftuar se do të bënte Call of Duty të disponueshëm në Nintendo për 10 vite nëse marrëveshja finalizohet dhe bërë një ofertë të ngjashme rivalit Sony që prodhon konsolat PlayStation.

Marrëveshja Microsoft-Activision Blizzard mund të shndërrohet në një prej betejave ligjore të profilit të lartë më të mëdha në histori. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni

Story i radhës

Gjykata Speciale me vendim jo të mirë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Të fundit nga