Galaxy Z Fold 2 është disa herë i sigurtë nga dëmtimet sesa Galaxy Z Fold

Samsung Galaxy Z Fold 2 i ka mbijetuar papastërtive që modeli i kaluar nuk ka arritur dot sipas një videoje të publikuar nga YouTuberi i famshëm JerryRigEverything.

Kështu ai mbështet pretendimet e Samsung se boshti i Fold 2 është më i qëndrueshëm sesa ai i modelit të kaluar. Qëndrueshmëria është një prej premtimeve kryesor të Samsung kur prezantoi në Gusht smartfonin e tretë me palosje.

Për të ilustruar rastin, aka Zack Nelson përdori një klip nga testimi i modelit të kaluar ku papastërtitë hynin menjëherë në boshin e smartfonit. Në Galaxy Z Fold 2 Samsung ka përdorur teknologji të ngjashme me Galaxy Z Flip, e cila është dizajnuar për të larguar jashtë papastërtitë.

Nelson nuk shkon deri aty sa të çmontojë plotësisht telefonin por një video e iFixit disa javë më parë tregonte se pluhuri ende hynte në boshin e Galaxy Z Fold 2.

Edhe pse boshti është më i fortë dhe i mbrojtur, ekrani është viktimë e gërvishtjeve po aq sa edhe modeli i kaluar pavarësisht se kemi të bëjmë me xham dhe jo plastikë. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Gjendet pa shenja jete i moshuari nga Prishtina, u zhduk para disa javësh

Ngjarja e ardhëshme

Nuza në derbi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian