GAIA dhe GLPS dorëzojnë padi kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Organizatat paditëse GAIA dhe GLPS do të paraqesin Padi për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, të lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

HC Brezovica është një nga katër hidrocentralet (HC Shtërpca, HC Sharri dhe HC Viça) të ndërtuara nga kompania Matkos Group Sh.p.k. në Komunën e Shtërpcës. Procedura e cila u ka paraprirë lëshimit të lejeve dhe licencave për këto 4 hidrocentrale ka qenë jotransparente dhe ka përjashtuar tërësisht publikun nga vendimmarrja.

Pavarësisht kërkesave të shumta të organizatave paditëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk u ka dërguar dokumentet e kërkuara që kanë të bëjnë me mbajtjen e debateve të publike dhe procedurave të tjera ligjore.

GLPS dhe GAIA konsiderojnë se procesi që i ka paraprirë lëshimit të Lejes Ujore per HC Brezovica, si dhe lejeve/vendimeve tjera të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk ua përcjell organizatave paditëse, ka pasur shkeljet ligjore si në vijim: (i) mungesa e debatit publik apo njoftimit adekuat të publikut për të, (ii) mohimi i të drejtës së banorëve të Shtërpcës për ujë të pijshëm dhe të ujitjes, (iii) degradimi i natyrës e cila rrethon lumenjtë dhe përtej saj, si dhe (iv) ndërtimi i kundërligjshëm në zonën e mbrojtur Parku Kombëtar Sharr.

Organizatat paditëse synojnë të anulojnë të gjitha lejet ujore/mjedisore dhe vendimet tjera të lëshuara në këtë proces si dhe të shtyjnë ekzekutimin e të gjitha këtyre derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e tërë procesit.

Ngjarja paraprake

Demalia: Basha s’duhej të afronte ato aleatë, do i bëhen shkopinj nëpër këmbë nëse merr pushtetin

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi ditor, e premte 26 shkurt 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian