Futbollisti i Prishtinës: Kundërshtari i nesërm është emër i njohur

Prishtina dhe Besa janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tonë të pasluftës. Megjithatë, Besa e rikthyer në elitën e futbollit tonë pas dy vitesh është me ekip të re, kurse prishtinasit me start jo të mirë të kampionatit. Prishtina konsiderohet favorit i madh dhe kjo përballje besojmë duhet të jetë shembull i ngritjes së formës.

Në këtë ndeshje pritet edhe debutimi i Muçës si dhe paraqitja e parë e Gavazajt, megjithatë përbërja e skuadrës nuk dihet deri te fillimi i ndeshjes, shkruan në faqen e FC Prishtina.

“Kundërshtari i nesërm është emër i njohur, ndoshta në skuadër nuk kanë emra të mëdhenj, por janë lojtarë të mirë dhe të talentuar, andaj duhet respektuar maksimalisht.

Ndërsa ne kemi lëshuar disa pikë që nuk duhej lëshuar dhe tani duhet rikuperuar ato pikë duke filluar që nga ndeshja e nesërme.

Patjetër që nga përballja me Besën duhet të marrim tre pikët e pastaj t’i marrim të gjitha ndeshjet tjera me radhë, sepse në vazhdim kemi orar shumë të ngjeshur, ndeshje në çdo tre ditë, për çka duhet të jemi maksimalisht të përqendruar”, ka thënë Leonit Abazi, futbollist i Prishtinës.

Java VI
Prishtina – Besa
E shtunë, 17 tetor – ora: 14.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Gjyqtarë: I. Mehmeti, A. Latifi, A. Ejupi, D. Çaka
Pa prezencën e shikuesve

Ngjarja paraprake

Turqit azerbajxhanas në Britani protestë kundër sulmeve të Armenisë

Ngjarja e ardhëshme

Rritja e shumicës parlamentare, Alternativa mohon përfshirjen në qeveri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian