Futbollin ia kam borxh motrës time, e thotë lojtari i Juves

Mesfushori i Juventusit Dejan Kulusevski dha një intervistë të gjatë për mikrofonat e faqes në Instagram Calcioshop, duke folur për futbollin dhe më shumë:

“Fillova si të gjithë fëmijët, isha shumë i ri kur provova. Motra ime e madhe luante dhe unë doja të luaja me të . Fillova me të dhe më pëlqeu. Duhet ta falënderoj.

Ajo e donte Ronaldinhon. Kam parë fotografi të Ronaldinhos kudo. Lojtari i parë që më pëlqeu shumë ishte Hazard. Ai mbetet i preferuari im”.

Trasnferimi në Itali: “Ishte shumë mirë të mbërrija në Itali, gjeta miq fantastikë, mësova shumë duke jetuar vetëm.

Më pëlqyen të gjitha! Futbolli është si një fe dhe është i rëndësishëm për mua. Takova një kulturë tjetër. Unë e dua ushqimin, dua pothuajse gjithçka. U ndjeva shumë rehat kur mësova gjuhën… Jam akoma këtu”.

Për trajnerët në karrierën e tij: “Unë kam pasur shumë trajnerë që kur isha fëmijë që më ndihmuan shumë. Brambilla te Atalanta ishte shumë i mirë dhe mësova shumë prej tij. Kam pasur D’Aversa vitin e kaluar dhe e doja, ai më stimuloi. Mësova shumë prej tij. Mund të them më shumë njerëz.

“Unë gjithmonë dua të fitoj, unë gjithmonë luaj për të fituar. Unë do të bëj gjithçka për të fituar. Unë kurrë nuk e vë egon time para ekipit, nëse ka më shumë për të mbrojtur sesa për të sulmuar e bëj atë me dëshirë”.

“Duhet ende të përmirësohem në gjithçka. Fizikisht mund të përmirësohem shumë. Me stërvitje vijnë këto gjëra. Eshtë e e mrekullueshme të arrish te Juventus në këto nivele vetë 20 vjeç, është gjëja më e mirë që ekziston. Një ëndërr.

Çdo natë para se të fle unë jam mirënjohës për mundësinë, do të bëj gjithçka për të qëndruar këtu për shumë vite. Ne jemi një grup shumë i ngushtë, të gjithë flasim së bashku. Unë fola së pari me Ëeston McKennie”.

Ai komenton për numrin e fanellës: “Unë zgjodha 44 sepse doja të kisha një numër që do të ishte i imi. Unë dua ta bëj 44 numrin tim. Ta vesh atë përgjithmonë”.

Ngjarja paraprake

Fajëson Guardiolën

Ngjarja e ardhëshme

Propozim-vendimi për huanë nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove procedohet për në Kuvendin e Prizrenit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian