“Furnizimi i kufizuar i vaksinave kundër COVID-19 është i mundur deri në fund të vitit”

Një furnizim i kufizuar i vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) mund të jetë i disponueshëm para fundit të vitit 2020, tha Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton Anadolu Agency (AA).

“Shumë vaksina janë duke u zhvilluar dhe testuar, por disa mund të jenë gati para të tjerave. CDC është duke planifikuar shumë mundësi”, tha agjencia në një deklaratë.

Qendra tha se siguria e çdo vaksine të mundshme është prioritet kryesor dhe furnizimi me vaksina të suksesshme do të rritet.

Në rast të furnizimit të kufizuar, CDC tha se “disa grupe mund të rekomandohen që më parë të marrin vaksinën COVID-19”, ndërkaq ekspertët po punojnë se si t’i shpërndajnë ato në një “mënyrë të drejtë, etike dhe transparente”. 

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetit, agjencia kryesore amerikane përgjegjëse për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore, tha se kanë filluar një studim për të përcaktuar nëse ilaçe të caktuara të aprovuara janë premtuese kundër COVID-19.

Instituti tha se ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir ka demonstruar dobi klinike për pacientët.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjithashtu u trajtua me ilaçin kur u shtrua në spital pasi doli pozitiv me virusin.

Operacioni “Warp Speed” i administratës Trump synon të shpërndajë miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2020.

Në korrik, qeveria amerikane ra dakord të paguante Pfizer dhe BioNTech 1,95 miliardë dollarë për 100 milionë doza të vaksinës së tyre, nëse vërtetohet se është e sigurt dhe efektive. Ajo gjithashtu ka një marrëveshje me Novavax për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza deri në janar 2021.



. .

Ngjarja paraprake

Sipas sondazheve, Biden është me 17 pikë para Trumpit

Ngjarja e ardhëshme

​Ahmeti: Rruga Sllovi-Akllap do të shkurtojë qarkullimin e banorëve të të dy fshatrave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian