Funerali për ambasadorin italian, shteti kërkon zbardhjen e ngjarjes

Italianët nderuan të enjten dy zyrtarë shteti të ekzekutuar në republikën e Kongos tri ditë më parë.

Funeralet për ambasadorin, Luka Atanasio, dhe për truprojën e tij, Vito Iakovaçi, u zhvilluan në Romë.

Ceremonisë së përmortshme shtetërore iu bashkuan kryeministri Mario Dragi, anëtarë të kabinetit dhe parlamentarë italianë.

Me një mesazh drejtuar presidentit, edhe Papa Françesko ngushëlloi familjet, duke i quajtur viktimat, persona me cilësi të jashtëzakonshme njerëzore e të krishtere, të cilët dëshironin paqen në Kongo.

Ambasadori 43-vjeçar po shoqërohej si pjesë e stafit të Kombeve të Bashkuara kur ai dhe të tjerët u ndaluan nga persona të armatosur në një zonë me rrezik të lartë konfliktesh në lindje të vendit.

Viktimat u detyruan të dalin nga makinat, të ecin drejt një zone të pyllëzuar ku edhe u qëlluan.

Ambasadori Atanasio humbi jetën pas transportit në spital.

Presidenca e shtetit afrikan ka informuar se nga e mërkura, të gjithë diplomatët e huaj do të duhet të raportojnë çdo lëvizje që bëjnë brenda vendit.

Ndërkohë, Italia ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Autoritetet kongoleze fajësojnë grupin rebel për Çlirimin e Ruandës, ndërsa ata ia ngarkojnë përgjegjësinë për sulmin, ushtrisë kongoleze.

Ngjarja paraprake

Përzierja e dy antitrupave – Terapia e re kundër varianteve të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Turqia nis përgatitjet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian