Fundvit i përgjakshëm/ Nga 28 nëntori deri në 1 Janar çdo dy ditë një vrasje

Muaji dhjetor 2020, është periudha më e nxehtë e vitit të shkuar, e cila u mbyll me një bilanc lufte, për sa i përket numrit të personave të vrarë.

Duke marë në analizë periudhën 28 nëntor 2020 deri në mbyllje të vitit, brenda një periudhe 1 mujore në Shqipëri kanë ndodhur 13 vrasje dhe një atentat mafioz, ku i plagosur rëndë mbeti Aleksandër Deda.

Kjo shifër tregon se situata kriminale në vend nuk është fort e mirë dhe policia e Shtetit, nuk ka qënë në gjëndje të mbajë nën kontroll situatën e rendit dhe sigurisë publike.

“Ora News” mëson se brenda periudhës 28 nëntor 2020 deri në t’u gdhirë 1 janari 2021, çdo 2 ditë është rregjistruar një vrasje në Shqipëri.

E para ka ndodhur në 28 nëntor 2020, kur në fshatin Dajç të Shkodrës është ekzekutuar me 30 plumba kamllashnikovi Ridvan Ramazani alias (Hyseni). Kjo ngjarje për momentin është zbardhur dhe se dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, janë shpallur në kërkim.

Dy ditë pas këtij krimi të rëndë që tronditi Shkodrën, në datën 1 dhjetor 2020, vritet në Vlorë 25-vjeçari Faslli Bezhani. Ky i fundit sapo kishte lënë të fejuarën e tij në banesë dhe po kthehej në shtëpinë e prindërve, kur persona të panjohur deri në këtë fazë të hetimit, e kanë qëlluar për vdekje.

Bezhani kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia në Shqipëri, shtet në të cilin kishte pasur probleme me drejtësinë Italiane, ku dhe ishte dënuar për tregtim droge.

Në të njëjtën ditë dhe thuajse në të njëjtin orar, mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020, i bëhet atentat mafioz biznesmenit Aleksandër Deda nga Lezha.

Fatmirësisht Deda, arrin të shpëtojë me një plumb në gjoks, ndërsa autorët ende të paidentifikuar kanë arritur të djegin makinën e vjedhur në Lushnjë, në zonën e urrës së vjetër mbi lumin Mat, pranë Laçit.

Në vendgjarje policia konstatoi djegien e automatikut dhe jo shumë larg makinës së djegur u gjend dhe një aparat telefoni, nga ku shpresohet të hidhet dritë mbi identifikimin e autorëve.

Tre ditë pas këtyre dy ngjarjeve të ndodhura në Vlorë e Lezhë, sërisht në qytetin e Lezhës, në 5 dhjetor 2020, rregjistrohet një ngjarje tjetër e rëndë, ku polici i FNSH-së Shkodër, Xhulio Prela, mbeti i vrarë në vend. Për këtë ngjarje një person është ndaluar ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.

Tre ditë pas vrasjes së policit Prela, në datën 8 dhjetor 2020, punonjësi i policisë së skuadrës “Shqiponja”, Nevaldo Hajdëraj, ekzekuton me armën e shërbimit 25-vjeccarin Klodian Rasha.

Rasha u qëllua plot dy herë nga polici, por vetëm një plumb e ka ka prekur në shpatullën e djathtë, duke i qëndruar më pas në zemër dhe shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy ditë pas këtij krimi të tmershëm të ndodhur në Tiranë, krim i cili u pasua me 5 ditë protesta të dhunshme në kryeqytet, në 10 dhjetor 2020, një krim i tmershëm u regjistrua në zonën e Maliqit të Korccës. Dy vëllezërit Martin dhe Andrea Olldashi, u gjetën të vrarë me plumb pas shpine dhe të gruposur brenda një kanali ujitës.

Kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga asgjësimi i dy vëllezërve, policia e Korçës ende nuk kanë një emër konkret se kush është autori i kësaj vrasje.

Ndërkohë ende pa u shuar jehona e vrasjes së dyfishtë në Korçë, një tjetër goditje kriminale, tepër e bujshme, ndodh në Rrëshen. Anton Keli, djali i hallës së Armando dhe Preng Gjinit, nuk mundi t’u mbijetoj plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Hetimet janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes seriale, për shkak të së kaluarës së konfliktit midis fiseve, Reçi e Gjini. Në lidhje me ngjarjen akoma nuk ka të arrestuar, ndërsa po punohet për dokumentimin e provave.

Dy ditë pas kësaj vrasje në 17 dhjetor 2020, në Berat vritet me kallashnikov Ajet Guneli. Autor i këtij krimi të rëndë është Vangjel Polovina.

Ndërkohë po në datën 17 dhjetor 2020 vritet në Dibër,Gentian Kosiqi, teksa ishte për gjah me shokun e tij.

Tre ditë pas këktij krimi, Tirana trondit nga një krim tepër i rëndë, ku efektivi i FNSH-së, Roland Biceri, ekzekutohet me një plumb nga fëmija i tij, vetëm 7-vjeç.

Polici e kishte lënë pistoletën “Glock” në tavolinë dhe po luante bilardo. Kur armën e kishte marë fëmija i tij dhe e ka qëlluar për vdekje me një plumb në qafë.

Pa kaluar jehona e këtij krimi të tmershëm ditën e ndërimit të viteve në 31 dhjetor 2020, Përparim Ademi, ekzekuton me 26 plumba kallashnikovi, dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin. Autori mundi të arrestohet disa orë më vonë pas krimit.

Kur kishin kaluar 12 orë nga vrasja e dy motrave, në orën 03:00 të mëngjesit të datës 1 janar 2021, vritet me thikë Lavdi Zvezhda. Autor i krimit është kunati i tij, shtetasi Klajdi Shundi.    

Rastet e vrasjeve

1)            Ritvan Ramazani në 28 nëntor 2020

2)            Faslli Bezhani në 1 dhjetor 2020

3)            Aleksandër Deda në 1 dhjetor 2020 i plagosur rëndë

4)            Xhulio Prela 5 dhjetor 2020

5)            Klodian Rasha 8 dhjetor 2020

6)            Martin Olldashi 10 dhjetor 2020

7)            Andrea Olldashi 10 dhjetor 2020

8)            Anton Keli 15 dhjetor 2020

9)            Ajet Guneli 17 dhjetor 2020

10)          Gentian Kosiqi 17 dhjetor 2020

11)          Roland Biceri në 20 dhjetor 2020

12)          Kristina Bardhi në 31 dhjetor 2020

13)          Zhaneta Metani në 31 dhjetor 2020

14)          Lavdi Zvezhda në 1 janar 2020

Ngjarja paraprake

Britania paralajmëron shtrëngim të masave anti-covid

Ngjarja e ardhëshme

Edhe në Qipro regjistrohen 12 raste të variantit të ri të koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian