Fundoset anija në brigjet e Libisë, dyshohet se 60 emigrantë janë mbytur

1 minut lexim

Më shumë se 60 emigrantë besohet se janë mbytur në një anije të fundosur në brigjet e Libisë, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Duke cituar të mbijetuarit, agjencia e OKB-së tha të shtunën se anija u largua nga qyteti i Zuwara me rreth 86 persona në bord, raporton BBC.

Ai tha se dallgët e larta kishin përmbytur varkën dhe se 61 emigrantë, përfshirë fëmijë, ishin të zhdukur dhe supozohej të kishin vdekur.

Libia është ndër pikat kryesore të nisjes për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të hyjnë në Evropë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbardhet dëshmia e Mjacajt/ Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Story i radhës

Ali Ahmeti takoi bashkëluftëtarin e tij, Nasim Haradinaj pas lirimit nga Haga

Të fundit nga