Fundjavë pa TVSH, janë planifikuar një miliardë denarë për kthimin e qytetarëve

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Një miliardë denarë ose 17 milionë euro parashikohet t’u kthehen qytetarëve në Ministria e Financave me ribalancin e dytë të buxhetit për masën “Fundjavë pa TVSH”, e cila do të realizohet në fundjavën e zgjatur të 10, 11, 12 tetor të këtij viti.

Ministri i Financave Fatmir Besimi, në konferencë për media për ribalanacin e dytë të buxhetit, tha se varësisht nga mënyra se si do të tregohet masa dhe nëse ka ndikim në ekonomi, do të vendoset nëse do të përdoret në të ardhmen.

“Kjo është rishikuar dhe ka pasur iniciativa të tilla, por ideja ishte të shihet në praktikë se si do të funksionojë dhe kjo është arsyeja pse u dha një fundjavë e zgjatur dhe shuma u kufizuar. Qytetarët do të mund të shpenzojnë deri në 30 mijë denarë. Një kufizim i tillë është për dy arsye. Njëra është që të planifikohet më mirë buxheti, dhe e dyta është që të mos ketë shumë bujë në atë periudhë dhe të zgjasë konsumin vetëm në ato tre ditë”, deklaroi Besimi.

Ndryshimet ligjore, theksoi ai, kanë kaluar tashmë në seancë të Qeverisë dje dhe do të shkojnë në Kuvend sot.

Kthimi i një pjese të TVSH-së përmes kësaj mase do të jetë i vlefshëm vetëm për qytetarët që janë regjistruar dhe përdorin aplikacionin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për skanimin e llogarive “TVSH Ime”.

Sipas ndryshimeve ligjore, gjatë fundjavës së zgjatur të ardhshme më 10, 11 dhe 12 tetor, qytetarët për qarkullimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore si dhe për pajisje kompjuterike i cili nuk tejkaon 30.000 denarë për person do të kenë kthimin të plotë prej TVSH-së. sn/

Ngjarja paraprake

Rreth Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Vitit i ri akademik në Universitetin e Tetovës me prezencë fizike

të fundit nga