​Fundjavë e nxehtë në Kosovë

Përgjatë ditëve të fundjavës, në vend po parashihet të mbajë mot relativisht stabil, me diell dhe i nxehtë, por që orëve të pasdites, do ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, nga java e ardhshme, po parashihet destabilizim i motit. Temperaturat pësojnë rënie, e do ketë më shumë vransira me zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende sjellin reshje më të shumta, e lokalisht edhe breshër. 

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjave, megjithëse kohëpaskohe, vlerat e çastit të grimcave të materies shënojnë rritje e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

4.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

5.06 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima..

6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe me breshër.

7.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

8.06 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 16C, ndërsa maksimalet në fundjavë luhaten ndërmjet 30C e 33C, e deri të mërkurën zbresin në 25C.

Era fryn kryesisht nga krahu verior, lehtë dhe mesatarisht 5-12m/s.

Shtypja atmosferike me rënie graduale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njihuni me lojtaren më të bukur të golfit

Story i radhës

Ylli i Tottenhamit cak i një sulmi me armë zjarri

Të fundit nga